Bolsonaro vijon kundër rrymës, trajton koronavirusin me ilaçin e pa miratuar

Nga A2 CNN
8 Korrik 2020, 17:55 | Bota
Bolsonaro vijon kundër rrymës, trajton koronavirusin me ilaçin

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro rezultoi të martën i prekur me koronavirus dhe prej atij momenti vijon të jetë në qendër të mediave botërore dhe për shkak të veprimeve aspak të zakonta dhe të këshillueshme që ai po bën.

Pasi hoqi maskën përpara gazetarëve ndërsa pranonte se ishte pozitiv me koronavirus, Bolsonaro është shfaqur në një tjetër video ndërsa pi një tabletë hydroxychloroquine, një ilaç kundër malaries për të cilën ka ende debate nëse ka efekt pozitiv ndaj koronavirusit apo jo.

Në video tregohet presidenti brazilian ndërsa pi tabletën dhe pranon me gojën e tij se nuk është shkencërisht e vërtetuar nëse ilaçi ka efekt, por shton se ndihet mirë pasi e ka konsumuar atë.

Bolsonaro prej fillimit e ka nënvlerësuar pandeminë e koronavirusit, duke e cilësuar atë vetëm si një “grip të lehtë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos