
Mund të ketë lënë atletikën dhe futbollin, por Usain Bolt vazhdon të jetë protagonist në sport. Këtë herë, sprintieri xhamajkan tregoi aftësitë e tij duke thyer rekordin e sprintit në futbollin amerikan, pasi u bë pjesë e “Eksperiencës së Super Bowl” në Atlanta ku zhvillohet edhe finalja e madhe mes Patriots dhe Rams.
Ai realizoi në 4,22 sekonda sprintin prej 40 jardësh – ose 36,5 metra – duke barazuar edhe kohën më të shpejtë të arritur nga një lojtar i futbollit amerikan. Ndoshta rekordmeni botëror i 100 dhe 200 metrave mund të nisë një karrierë të re në NFL… (A2 Televizion)