
Një apartament është përfshirë nga flakët në zonën e unazës në qytetin e Korçës pasditen e së hënës duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga rrjedhja e një bombole gazi që ndodhej në banesë. Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar.
Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë izoluar flakët, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në banesë. (A2 Televizion)