
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka mirëpritur zëvendësministren e re Bora Muzhaqi, gjatë një takimi të organizuar me përfaqësues të drejtorive të ndryshme në këtë ministri.
Gjatë këtij takimi, ministrja Kushi ka falënderuar Aspasjana Kongo, për angazhimin e saj të deritanishëm në MASR, si dhe për kontributin në projekte dhe iniciativa konkrete.
Ajo gjithashtu i ka uruar mirëseardhjen dhe shumë sukses zëvendësministres së re, Muzhaqi, e cila do të ndjekë nga afër çështjet në fushën Rinisë.
"Kam besim që me energjinë dhe pasionin e saj për të punuar në favor të të rinjve do të avancojmë akoma më shumë me programe e projekte të frytshme së bashku", nënvizon ministrja Kushi në statusin e saj në Facebook. (A2 Televizion)