Boston mbijeton, Miami kryeson 3-1

Nga A2 CNN
24 Maj 2023, 11:12 | Sporte të tjera
Boston mbijeton, Miami kryeson 3-1

Boston Celtics dha shenja jeta dhe tregoi se nuk do të dorëzohet. Celtics fituan sfidën e katërt të finaleve të Konferencës së Lindjes, përballë Miami Heat, duke evituar disfatën e rëndë 4-0.

Edhe pse në transfertë, Boston fitoi 116-99 përballë Heat, me këta të fundit që shpërdoruan “match point”-in e parë për t’u kualifikuar në finalen e titullit.

Vendimtare për Celtics ishte paraqitja në pjesën e dytë të ndeshjes, ku realizuan 66 pikë, përballë 43 të rivalëve. Suksesi u arrit falë paraqitjes së shkëlqyer të Jayson Tatum, autor i 33 pikëve dhe 11 topave në tabelë.

Edhe pse është ende herët për të folur për rikthimin në garën për t’u shpallur kampionë të Lindjes dhe për të siguruar vendin në finalen e titullit, suksesi i arritur do të shërbejë si motivim për Boston.

Pas katër ndeshjeve të para, Miami kryeson 3-1. Sfida e pestë do të luhet në “TD Garden”, natën ndërmjet të enjtes dhe të premtes. Me një tjetër fitore, Celtics mund të provojë përmbysjen e madhe. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=krFyiz-1Ml4

A2 CNN Livestream

Latest Videos