
Një gol në minutën e fundit nga Mitrovic i dhuron Serbisë kualifikimin në Botërorin e Katarit. Serbët mposhtën në stadiumin Da Luz portugezët e Cristiano Ronaldos me rezultatin 1-2.
Portugezët kaluan në avantazh në fillim të ndeshjes me Renato Sanchez, por ballkanikët barazuan me Tadic në të 33-ën minutë. Goli në minutat e fundit tashmë detyron portugezët të kalojnë nga playoff.
Po në fund të ndeshjes shënuan edhe spanjollët në përballjen vendimtare me Suedinë, në grupin B, ku ndodhet edhe Kosova.
Goli i vetëm erdhi nga sulmuesi i Juventusit Alvaro Morata, në minutën e 89-të, ndërkohë që suedezët duken komfort me ndeshjet playoff, ku në edicionin e kaluar eliminuan Italinë.
Në të njëjtin grup, Kosova e mbyll me dinjitet eksperiencën e saj, me një barazim ndaj Greqisë. Golit grek të Masouras në fundin e pjesës së parë iu përgjigj mbrojtësi i Napolit Rrahmani, në të 76-ën. (A2 Televizion)