Partia Demokratike do të zgjedhë përmes primareve kandidatët që do të paraqesë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Sigurisht vëmendja më e madhe shkon për bashkinë e kryeqytetit, si më të rëndësishmen për palët. Socialistët do të paraqiten në garë me kryebashkiakun në detyrë, Erion Veliaj, i cili kërkon një mandat të tretë. Ndërsa në PD, të paktën deri tani, janë 3 kandidatë që do të garojnë fillimisht me njëri-tjetrin para se të përballen me votën qytetare. Por kush janë 3 kandidatët që kanë shpallur deri tani kandidaturën e tyre për bashkinë e Tiranës? (A2 Televizion)
Brenda primareve të PD, kush janë 3 kandidatët që do të kërkojnë të sfidojnë Erion Veliajn për Tiranën?
