Harito Zoto zgjidhet kryetar i PD-së në Korçë, fiton përballë Mikel Dishnicës

Nga Artin Halili
7 Nëntor 2026, 19:11 | Politikë

Harito Zoto zgjidhet kryetar i PD-së në Korçë, fiton

Harito Zoto është zgjedhur kryetar i ri i degës së Partisë Demokratike në Korçë, pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit të votave.

Në garën për drejtimin e degës lokale, Zoto siguroi 398 vota, ndërsa kandidati tjetër, Mikel Dishnica, mori 109 vota.

Në procesin zgjedhor morën pjesë gjithsej 517 anëtarë të PD-së, nga rreth 4800 anëtarë me të drejtë vote sipas listës zyrtare.

Pavarësisht pjesëmarrjes së ulët të raportuar gjatë orëve të pasdites, ku deri në atë moment kishin votuar rreth 450 anëtarë, numri përfundimtar i pjesëmarrësve arriti në 517.

Me përfundimin e numërimit, Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë, duke fituar me një diferencë prej 289 votash ndaj rivalit të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos