Britani, kryeministri Boris Johnson del nga terapia intensive

Nga A2 CNN
9 Prill 2020, 20:26 | Bota
Britani, kryeministri Boris Johnson del nga terapia intensive

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka dalë nga terapia intensive.

Kreu i qeverisë britanike vijon të qëndrojë i shtruar në spital pasi u prek nga koronavirusi.

Ditën e djeshme, mediat britanike raportuan se Boris Johnson po tregonte përmirësime në luftën e tij personale me COVID-19. Sipas kancelarit Rishi Sunak, praktikisht ministri i Financave të Britanisë së Madhe, ai po “përmirësohej” dhe “po qëndronte ulur në krevat”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos