Itali, sërish mbi 600 numri i viktimave në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
9 Prill 2020, 18:27 | Bota
Itali, sërish mbi 600 numri i viktimave në 24 orët e fundit

Italia raporton një tjetër bilanc tragjik në pandeminë koronavirus. 610 persona humbën jetën në 24 orët e fundit në vendin fqinj, një rritje e lehtë krahasuar me ditët e fundit, ndërsa bilanci total i viktimave arriti në mbi 18 000.

Ulje të lehtë shifrash pati në rastet e reja, ku u regjistruan 1600 të tillë. Që prej shpërthimit të pandemisë, Italia numëron me shumë se 140 mijë persona të prekur. Përreth 1 javë, Lombardia, që është rajoni më i goditur në shtetin fqinj, raporton të dhëna pozitive.

“Është një ditë e bukur, jo vetëm nga moti, por edhe nga numrat që po përmirësohen”, shprehet kryetari i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana.

Pavarësisht optimizmit, qeveria italiane po shkon drejt zgjatimit edhe për dy javë të tjera të izolimit të banorëve. Madje, për festën e Pashkëve do të përforcohen kontrollet në të gjithë territorin e vendit.

Ndërkohë, i rëndë mbetet dhe bilanci mes bluzave të bardha. Koronavirusi u ka marrë jetën 106 mjekëve dhe 28 infemierëve që prej shpërthimit të pandemisë në vendin fqinj. Mijëra anëtarë të personelit shëndetësor, të cilët kanë luftuar në frontin e parë për të shpëtuar jetë njerëzore, rezultojnë të infektuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos