
Numri i viktimave civile në Ukrainë vijon të rritet, ndërsa forcat ruse bombarduan një sërë qytetesh gjatë natës dhe në orët e para të së martës. Në Zhyotymyr, në perëndim të Kievit, një rafineri nafte u përfshi nga flakët pas një sulm rus.
Në qytetin lindor të Sumit, pak kilometra larg Kievit, bombardimet ajrore shkatërruan godina rezidenciale dhe shkaktuan zjarr tek një pallat. 9 persona mbetën të vrar, përfshirë 2 fëmijë ndërsa një grua u plagos. Bombat në Sumi dhe Oktirka pranë kufirit me Rusinë shkatërruan edhe një central elektrik, siç bëri të ditur guvernatori rajonal. Ai foli për shumë të vdekur e të plagosur por pa dhënë shifra.
Në Mykolaiv në jug të Ukrainës, disa godina banimi u përfshinë nga flakët pas sulmeve me predha. 4 civilë u vranë në sulm dhe 5 të tjerë u shpëtuan nga rrënojat dhe u dërguan në spital. Edhe në qytetin lindor të Kharkivit një pallat 9-katësh mori flakë dhe u deshën 4 orë për shuarjen e zjarrit. Të paktën 4 persona mbetën të vrarë. Në Kharkiv është goditur edhe një impiant i kërkimeve bërthamore. Një raport i Human Rights Watch sugjeron se ligjet e luftës ishin shkelur nga Rusia gjatë bombardimit të qytetit të Irpin ditën e diel. për 6 orë, forcat ruse sulmuan me predha një rrugë të përdorur nga qindra civilë qe po largoheshin drejt qytetit të Kiev, me pasojë vdekjen 8 personave. (A2 Televizion)