Britania nuk po e fiton ende “luftën”, 351 të vdekur me COVID-19 gjatë ditës së fundit

Nga A2 CNN
22 Maj 2020, 18:39 | Bota
Britania nuk po e fiton ende “luftën”, 351 të vdekur me

Në Britaninë e Madhe ulja e numrit të viktimave është ende e ngadaltë. Sot vendi ka regjistruar 351 persona që kanë humbur jetën me COVID-19, që gjithsesi është numri më i ulët i një dite të premte në 8 javët e fundit.  

Ndërkohë, janë 3287 britanikët që janë diagnostikuar si të sëmurë me virusin pandemik në 24 orët e fundit, tregues ky që koronavirusi ende qarkullon me një farë intensiteti në territorin e ishullit.  

https://a2news.com/2020/05/22/britania-shton-testet-e-antitrupave-certifikata-imuniteti-per-ti-shpetuar-distancimit/

Numri total i të prekurve ka kaluar 250 mijë pacientët, edhe pse studimet thonë se duke mbledhur edhe personat asimptomatikë dhe me simptoma të lehta, numri tyre mund të arrijë deri në 5 milionë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos