Turma shpërtheu në lot gjatë himnit kombëtar, jashtë Buckingham Palace, ndërsa u njoftua lajmi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.
Shumë njerëz u panë duke qarë, pasi flamuri u ul në gjysmështizë.
Një njoftim për vdekjen e Mbretëreshës u vendos në portat jashtë.
Pak më vonë, turmat brohoritën dhe duartrokitën për Mbretëreshën, ndërsa njerëzit kanë filluar të vendosin buqeta me lule, jashtë rezidencës së Mbretëreshës Windsor. (A2 Televizion)
















