
Bujar Leskaj është rikthyer në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pas përfundimit të mandatit të tij Leskaj i kishte deleguar detyrat e tij zëvendëskryetares së KLSH-së, Lindita Lati Miloti.
Sipas vendimit të bërë publik ditën e sotme, Leskaj do të qëndrojë kryetar i këtij institucioni deri në momentin që do të zëvendësohet nga një drejtues i ri.
Vendimi do t’i përcillet Presidentit, Kryetarit të Kuvendit si dhe Kryetarit të Opozitës dhe do të hyjë në fuqi pas botimit të tij në Fletoren Zyrtare. (A2 Televizion)