Edhe pse Arktiku ofron një zbrazëti të akullt, fotografi austriak Gregor Sailer ka arritur të gjejë frymëzim për të realizuar një sërë imazhesh mbresëlënëse.
Sailer kishte si synim krijimin e një koleksioni fotografish me ndërtesat në skajin më verior të botës, të cilat janë shumë të rralla dhe të ngritura në terren të vështirë.
Ajo që bie në sy, është fakti se në imazhe mbizotëron ngjyra e bardhë e dëborës, ndërsa Sailer shprehet se është pikërisht kjo anë misterioze dhe e panjohur e arkitekturës, që e shtyu të nisej në këtë udhëtim ndryshe. (A2 Televizion)