Videoja e dhimbshme e një djaloshi nga Australia, i cili vuan bullizmin e shokëve të klasës dhe njerëzve të tjerë bëri shumë shpejt xhiron e botës. Në video, ai i thotë të ëmës se dëshiron të vrasë veten për shkak të talljeve dhe përqeshjeve që përjeton. Bullizmi është një çështje serioze, që shkakton vuajtje te fëmijët. Për të folur mbi çfarë prindër e fëmijë duhet të mbajnë mend kur vjen te bullizmi, ishte e ftuar në Dita Jonë punonjësen sociale Emanuela Ismaili. (A2 Televizion)
Bullizmi, fenomeni serioz që po lëndon fëmijët
