Referendum për bashkitë, Berisha: Po mbledhim firmat, nuk bojkotojmë zgjedhjet

Nga Ervin Koçi
9 Tetor 2026, 19:27 | Politikë

Pak orë pas votimit të reformës territoriale ku vendi do të ketë 46 bashki, kryetari i PD dha komentin nga foltorja e selisë Blu. Për Sali berishën 85 votat pro tregojnë se ndaj socialistëve u ushtrua presion.

Përballë medieve Berisha tha se do vijojë kundërshtimin e ligjit në të dy frontet.

Taulant Balla u dha demokratëve një javë kohë për komisionin e ri atë të kompetencave të pushtetit vendor, përgjigjen Berisha e dha brenda 24 orëve.

Deri në datën 7 nëntor presidenti Bajram Begaj duhet të shpallë datën e zgjedhjeve vendore ndërsa Berisha përjashton bojkotin.

Në parlament vijojnë diskutimet për reformën elektorale, e për këtë demokratët kanë dokumentin me propozimet e tyre edhe pse Berisha ka pak shpresë se do të marrin mbështetjen nga PS. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos