Për të nisur punën në administratë dhe për të bërë karrierë në zyrat e shtetit, nga sot nuk do të duhet më miku apo korrupsioni, por vetëm merita.
Këtë premtoi Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të nismës “Shkalla e meritës”, që sipas tij do të shërbejë për të disiplinuar administratën shtetërore.
Shkak, siç tha ai, është bërë reagimi pas kërkesave të qytetarëve, dhe kjo nismë i bashkëngjitet nismave si “Besa” dhe “Pasqyra e flamingos”.
“Një nga pikat më goditëse të shumë zërave që unë, bashkë me të tjerët, u përpoqa të dëgjoja, ishte pikërisht merita. Sa hyjnë në punë me meritë në Shqipëri”.
Në testim do të hyjnë të gjithë, si ata që kërkojnë të bëhen pjesë e administratës, por edhe ata që janë prej vitesh pjesë e saj.
“Sekretarët e përgjithshëm janë fillimi i një procesi vlerësimi që shkon nga lart-poshtë dhe ku, nëse ata çedojnë, çedon i gjithë sistemi”.
Puna në shtet nuk do të jetë ekskluzivitet i atyre që kanë njohje, por do të krijohet një katalog online ku të gjithë mund të shohin vendet e punës. (A2 Televizion)