Bumçi: 10 mijë të rinj që mbarojnë shkollën do të paguhen për një vit me 300 mijë lekë të vjetra në muaj

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2021, 20:17 | Politikë
Bumçi: 10 mijë të rinj që mbarojnë shkollën do

Për të ndaluar shpopullimin e të rinjve Bumçi theksoi se PD ka në program që për 10 mijë të rinj që mbarojnë më mirë shkollën shteti do t’i paguajë 300 mijë lekë të vjetra në muaj.

“Për të ndaluar largimin masiv të të rinjve, kemi një program shumë bujar për rininë që është: Për një vit 10 mijë të rinjve që mbarojnë më mirë shkollën, rrogën ia paguan shteti për 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Kjo politikë do të bëjë që tregu i punës të ketë shumë burime njerëzore dhe kjo do të ndihmojë bizneset, por edhe që të rinjtë të mos largohen”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos