Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të jenë të ndryshme për nga mënyra se si do të votohet.
Ndryshe nga proceset e shkuara zgjedhore, zgjedhësit do të kenë mundësi që në fletën e votimit të siglojnë jo vetëm forcën politike, por edhe kandidatin për deputet.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke shqyrtuar dizajnin e fletës së votimit e cila do të përdoret në 25 prill.
Aktualisht, janë pesë modele që po shqyrtohen ku diferenca ndërmjet tyre është e dukshme. Një ndër modelet që është marrë për bazë është edhe ai i Kosovës.
Varianti final i modelit të fletës së votimit pritet të merret pas datës 24 shkurt kur është edhe afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore. (A2 Televizion)