PSD në zgjedhje, Tom Doshi regjistron partinë për 25 prillin

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2021, 09:59 | Politikë
PSD në zgjedhje, Tom Doshi regjistron partinë për 25 prillin

Apeli ambasadores amerikane Yuri Kim për të mos kandiduar për 25 prillin nuk e stepi Tom Doshin që të regjistrohet në zgjedhje. Partia Socialdemokrate që ai drejton ka depozituar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për të qenë subjekt zgjedhor shoqëruar me logon përkatëse në fletën e votimit. 

Pak ditë më parë diplomatja Amerikane doli në një reagim të qartë se personat që janë në listën e zezë amerikane, mes të cilëve që nga vitit 2018 është edhe Tom Doshi nuk duhet të garojnë në zgjedhje. 

"Ndërsa autoritetet zgjedhore shqiptare përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky përcaktim publik për korrupsion madhor, i vendosur nga Sekretari i Shtetit pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri votuesit shqiptarë meritojnë më mirë se kaq", shprehej Yuri Kim.

A2 kontaktoi me Tom Doshin për të marrë një reagim ndaj qëndrimit të ambasadës amerikane, por ai preferoi të mos komentonte. Edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përgjigje të interesit tonë tha se nuk komentonte deklaratat e ambasadorëve. 

Ligjërisht asgjë nuk e pengon deputetin Tom Doshin të rikandidojë në zgjedhje dhe forca politike që ai drejton të jetë subjekt zgjedhor, njësoj siç ndodhi në garën për pushtetin vendor të vitit 2019. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/09/dekriminalizimi-krasniqi-aleanca-mes-krimit-politikes-dhe-oligarkeve-e-beri-shba-ne-kritike-ndaj-partive-tona/
https://a2news.com/2021/02/09/shba-bllokoi-tom-doshin-bushati-edhe-amerika-nuk-eshte-imune-ndaj-ketyre-fenomeneve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos