
Operacioni Forca e Ligjit ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë dy shtetasve që akuzohen ish pjesë e grupeve të struktuaruara kriminale në Shkodër.
Bëhet fjalë për Sirjan Aliajn, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe për Safet Rustemin (Rrustemi), banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Personat në fjalë duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)