Burri “trofe” me tri gra që nuk ka nevojë të punojë

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 08:07 | Lifestyle

Një burrë amerikan i martuar me tri gra zbulon se nuk ka nevojë të punojë sepse beson se "mbretëreshat" në jetën e tij duhet të kenë pushtetin.

Babai i dy fëmijëve, Nick Davis është në një lidhje me April, Jennifer dhe Danielle, dhe jetojnë së bashku në të njëjtën shtëpi.

Gruaja e parë e Nick ishte ajo që sugjeroi futjen e një gruaje tjetër në lidhje pas nëntë vitesh së bashku.

"Nick ka shumë për të dhënë, në shumë mënyra. Le të themi se është i papërmbajtshëm", tha ajo për programin Seeking Sister Wife të TLC.

April tregon se i pëlqente Jennifer dhe e dinte se burri i saj do të tërhiqej nga ajo dhe në të vërtetë funksionoi. Më pas, vitin e kaluar doli në skenë 22-vjeçarja Danielle, e cila po ashtu u përqafua shpejt nga familja.

Pas dasmës, gruaja e dytë e Nick, Jennifer, mbeti shtatzënë me fëmijën e parë të grupit, Vera. Nick tashmë qëndron në shtëpi me foshnjën, ndërsa gratë e tij, të cilat janë të gjitha profesioniste që punojnë, shkojnë në zyrë çdo ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos