Buxheti i rimëkëmbjes, Parlamenti miraton ndryshimet, fondet shkojnë në infrastrukturë

Nga A2 CNN
29 Korrik 2020, 13:07 | Ekonomi
Buxheti i rimëkëmbjes, Parlamenti miraton ndryshimet, fondet

Parlamenti ka miratuar rishikimin e tretë të buxhetit të këtij viti. Ndryshimet që pasojnë ato të tërmetit të 26 nëntorit dhe fillimit të pandemisë në vend, parashikojnë një rënie të fortë të të ardhurave dhe rritje të ndjeshme nga kahu i shpenzimeve.

Kjo për një deficit buxhetor që i tejkalon 1 miliard euro.

Por rritja e shpenzimeve të buxhetit që do të financohet me borxh, nuk shkon për emergjencën shëndetësore apo për mbështetjen direkte të bizneseve dhe individëve, por për investime në rrugë dhe në programin e rindërtimit.

Për opozitën parlamentare, investimet në rrugë nuk janë zgjidhja për krizën ekonomike që po kalon vendi.

Në ndryshimet e buxhetit u miratuan edhe përfshirja e financimit të tunelit të Llogorasë dhe të Kampusit Universitar. Paralelisht në Kuvend u miratua edhe heqja e tatim-fitimit për bizneset me xhiro deri në 10 milionë lekë, si dhe shtyrja e afateve për hyrjen në fuqi të procesit të fiskalizimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos