Pandemia godet tregjet, vlera e arit kap nivelin më të lartë historik

Nga A2 CNN
28 Korrik 2020, 18:48 | Ekonomi

Ari ka prekur çmime rekord në tregjet ndërkombëtare nga frika për një rikthim të fuqishëm të koronavirusit me ndikim të rëndë në ekonominë botërore. Investitorët po përpiqen të gjejnë mënyra të sigurta për të ruajtur paratë e tyre dhe ari shihet si një parajsë.

Eksperti i ekonomisë, Majlind Lazimi, shpjegon faktorët që çuan në këtë rritje të pritshme të metalit të çmuar.

Majlind Lazimi

“Ari është një komoditet i prekshëm, që në mënyrë fizike tregtohet në tregjet ndërkombëtare. Prodhimi i minierave për shkak të situatës ka pasur bllokim ose reduktim, ndërkohë që ka patur interes në rritje të investitorëve për të blerë ar, si një garanci për shkak të luhatjeve të monedhave të forta, si euro dhe dollari”, thotë Lazimi për A2.

Nga ana tjetër, ari i zi pati një zhvlerësim historik në kulmin e pandemisë. Sipas Lazimit, çmimi i naftës pritet të qëndrojë i ulët për shkak të kërkesës së dobët.

https://a2news.com/2020/07/27/cmimi-i-arit-arrin-shifra-rekord/

“Ka thyer çdo ligj të ekonomisë, ka shkuar në minus nga mbi-oferta, sepse kishim më shumë naftë prodhuar sesa ç’mund të mbanin depozitat . Do të kemi ngritje, por shumë graduale, sepse pritshmëritë për transportin në muajt në vijim janë të vakët”, thotë ai.  

Çmimet e komoditeteve si ari apo nafta shihen si një tregues edhe për gjendjen e ekonomisë globale, e cila po has shumë vështirësi në ringritje dhe ka ende shumë pasiguri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos