Bilancet e kompanive, audituesit dhe kontabilistët kalojnë në sitë

Nga A2 CNN
23 Korrik 2020, 22:48 | Ekonomi
Bilancet e kompanive, audituesit dhe kontabilistët kalojnë në

Të gjithë kontabilistët dhe audituesit ligjorë në Shqipëri, ata që hartojnë dhe miratojnë bilancet financiare të kompanive, po kalojnë në sitën e Bordit të Mbikëqyrjes Publike. Ky institucion ka detyrën të kontrollojë cilësinë e audituesve, të nisë investigime ndaj tyre, si dhe të verifikojë nëse kontabilistët e miratuar janë në përputhje me ligjin.

Përgjatë këtij viti, Bordi i Mbikëqyrjes Publike, ka nisur procesin e investigimit të cilësisë për 5 auditues, duke pezulluar edhe 1 licencë për 1 vit. Po ashtu, në proces investigimi janë të gjithë ata auditues ligjorë që kanë kryer auditime të vetëm, përkundër kërkesave të ligjit, duke ndëshkuar me gjobë 21 auditues. Në total vlerësohet se 15% e audituesve që hetohen rezultojnë në shkelje.

Paralelisht, nga Gushti i vitit të kaluar është kryer procesi i verifikimit të kontabilistëve të miratuar. Nga 2300 kontabilistë të miratuar, vetëm 794 kanë dorëzuar dosjet e tyre dhe llogaritet që pjesa tjetër të jenë pasivë, duke mos ushtruar aktivitetin.

I gjithë ky proces synon të ndikojë në rritjen e cilësisë së auditimit ligjor dhe të ndikojë në uljen e evazionit fiskal, një nga gangrenat e ekonomisë shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos