Buxheti për arsimin, qeveria i jep me njërën dorë e i merr me tjetrën

Nga A2 CNN
15 Gusht 2022, 15:46 | Ekonomi
Buxheti për arsimin, qeveria i jep me njërën dorë e i merr

Jep me një dorë e merr me tjetrën. Nga gati 391 milionë euro të parashikuara në fillimin të vitit, buxheti për arsimin u ul në 375 milionë në mars, ndërsa me rishikimin e fundit qeveria e rriti në 385 milionë euro.

Duke përllogaritur buxhetin total me numrin e popullsisë, Shqipëria shpenzon mesatarisht 159 euro për çdo person, për të mundësuar edukimin. Kjo shifër është më pak se në Kosovë dhe 8 herë më e ulët se në vendet e Bashkimit Europian.

Po a mund të kemi arsim cilësor në kushtet e nën-financimit publik?

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vitin e shkuar shpenzimet për arsimin ishin sa 3.1 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke iu rikthyer niveleve të ulëta në vitit 2017. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos