Bylykbashi: Platforma e Bashës e nxjerr Shqipërinë nga gropa ku e ka futur Rama

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2021, 21:57 | Politikë
Bylykbashi: Platforma e Bashës e nxjerr Shqipërinë nga gropa ku e

Përfaqësuesi demokrat Oerd Bylykbashi deklaroi në studion e “Absolut 4” se programi i opozitës është për një qeverisje të drejtë me në fokus qytetarin. Teksa pranon që heqja e gjobave do të shkaktojë furtunë në institucionet fiskale, se filtri i drejtësisë është i molepsur për shkak të korrupsionit nga administrata publike. Sipas Bylykbashit nëse eliminojmë abuzimet dhe korrupsionin, ulen kostot e shqiptarëve.

“Po do të jetë furtunë si në sistemin e drejtësisë do të ndodhë edhe në administratën publike se filtri i drejtësisë është i molepsur për shkak të korrupsionit nga administrata.  Ekonomistët kanë llogaritur  rreth 500 mln euro në vit kur 250 mln do vijnë nga lufta kundër korrupsionit dhe nga PPP-të e nivelit mafioz. Në qeverinë demokrate 8fish u rrit numri i kompanive që merrnin pjesë në tender kishte më shumë ofertues. Në përfundim doli që nga vlera limit u kursye 25% e vlerës dhe kontratat kushtuan 25 % më pak në buxhetin e shtetit, një mekanizëm që ul korrupsionin dhe abuzimin, vetëm përmes konkurrencës e transparencës. Ne kursejmë 250 mln. Prishja e kontratave korruptive do kthejnë para të tjera, sot përmes këtij sistemi qeverisës ato që duhet të bëjë shteti ia jep privatit. Nëse ne eliminojmë këto abuzime kostot e shqiptarëve ulen dhe i kushton më pak shqiptarëve. Është një qasje e tërë ndryshe. Synimi ynë është që t’i japim shqiptarëve një qeverisje të drejtë”.

Për Bylykbashin Shqipëria duhet të dalë nga gropa e korrupsionit që është bllokuar për 8 vite. Sipas tij platforma e Bashës do ta nxjerrë Shqipërinë nga dështimi i Ramës dhe do të sjellë stabilitet fiskal.

https://a2news.com/2021/02/23/erebara-kemi-nevoje-per-administrate-me-te-vogel-por-a-jemi-optimiste-qe-opozita-nuk-do-te-perserise-te-kaluaren/

“Shqipëria dhe shqiptarët janë të bllokuar në gropën e korrupsionit që ka krijuar Rama. Shqiptarët e ndjenë përditë dhe e kuptojnë në mënyrë indirekte. Është rritur kostot e jetesës së përditshme për shkak të taksave, korrupsioni është ngritur në nivel arti. Dhe ka rritur nivelin e barrës fiskale. Një shtet që ka dështuar, ua japin të tjerëve t’i bëjnë ndërkohë që është detyrë e shtetit. Kjo platformë e Bashës është që do ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo gropë e Ramës si nga dështimi dhe nga plani malinj i Ramës. Antikorrupsioni është një nga mekanizmat e antiqeverisjes.  Duke përfshirë stabilitetin fiskal. Të gjitha këto i japin mundësinë qytetarëve që të kthehen në normalitet, kjo platformë do të prodhonte stabilitet, është mekanizmi i garancisë që platforma ekonomike të funksionojë. Në këtë kurth që kanë ngecur shqiptarët do të ishte e pamundur dhe Basha e vë këtë si tehun e shpatës që shqiptarët do kenë ndryshim. Na duhet patjetër të dalim nga kjo gropa. Në 8 vjet nuk ka asgjë të re që nga statusi i vendit kandidat”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/02/23/mesazhet-e-ambasadoreve-per-kandidate-me-integritet-premto-gogo-duhet-vullnet-politik/
https://a2news.com/2021/02/23/premtimi-i-bashes-per-heqje-te-gjobave-nesturi-do-shkaktoje-furtune-ne-institucionet-fiskale-dhe-do-ti-zhbeje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos