
Një tjetër reagim vjen nga Gjermania për zgjidhjen e krizës politike në vendin tonë.
Deputeti gjerman Olav
Gutting thotë se palët duhet të gjejnë
gjuhën e përbashkët përmes dialogut dhe
jo ndeshjes me molotov në rrugë.
“Braktisja e Parlamentit dhe hedhja e
molotovit nuk është opsion. Kjo nuk është e mirë dhe nuk shkon në drejtim të vlerave tona. Mosmarrëveshjet politike
duhet të zgjidhen përmes
dialogut dhe debatit parlamentar dhe jo luftës
në rrugë. Ne përshendesim progresin e bërë
nga Shqipëria . Përgëzoj qeverinë dhe popullin shqiptar për këto arritje”, përfundon reagimi i deputetit të
Bundestagut gjerman Olav Gutting, që është
i ndryshëm nga ai që pati një ditë më parë zëvendëskryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johann David Wadephul.
Në emër të grupit ai u
shpreh se Shqipëria nuk ka përmbushur detyrat e
lëna nga ministrat e Jashtëm të BE-së
më 26 qershor 2018. “Ende nuk ka sistem gjyqësor funksional. As Gjykata Kushtetuese, as Gjykata Supreme nuk
funksionojnë”, tha ndër të tjera Wadephul.
Më tej, ai flet edhe për krizën politike në Shqipëri, duke thënë se të dyja palët
duhet të përgatiten për dialog pa
parakushte. (A2 Televizion)