
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:30 në fshatin Strum, në Roskovec, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti drejtohej nga Fatjon Begaj, 39 vjeç, i cili ka përplasur Hetem Rukon, 67 vjeç, dhe Besa Rukon, 62 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, të dy këmbësorët kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
(A2 Televizion)