Çelësi për të luftuar obezitetin? Studimi i ri: Varet nga cilësia e ushqimit, jo vetëm nga sasia

Nga A2 CNN
19 Shtator 2021, 17:41 | Lifestyle

Për të humbur peshë ju duhet të hani më pak dhe të lëvizni më shumë. Kjo është ajo që rekomandojnë udhëzimet dietike për amerikanët në vitet 2020-2025, të cilët argumentojnë se për të luftuar obezitetin, i cili prek pothuajse një në dy amerikanë, është e nevojshme të zvogëlohet numri i kalorive që hani dhe të rrisni kohën që i kushtohet aktivitetit fizik. Por sipas një studimi të botuar në “American Journal of Clinical Nutrition” kjo nuk do të ishte qasja më e mirë. Çelësi nuk është të hani më pak, por të hani siç duhet, duke shmangur ushqimet me indeks të lartë glicemik (IG).

Ajo që përshkruajnë 17 ekspertët ndërkombëtarë që morën pjesë në studim është modeli dietik karbohidrate-insulinë, sipas të cilit fajtorët kryesorë të kilogramëve tanë shtesë janë ushqimet e pasura me karbohidrate të rafinuara dhe lehtësisht të tretshme. Kur hamë këto ushqime, trupi rrit sekretimin e insulinës, e cila ul sheqerin në gjak dhe zvogëlon sekretimin e glukagonit, i cili rrit sheqerin në gjak: qelizat yndyrore fillojnë të ruajnë më shumë kalori, duke lënë më pak të disponueshme për muskujt dhe indet e tjerë aktivë nga aspekti metabolik. Truri ynë percepton se trupi nuk merr energji të mjaftueshme, metabolizmi ngadalësohet, për të ruajtur  energjinë e nevojshme dhe ne ndjehemi akoma të uritur!.

Çelësi për të luftuar obezitetin nuk është të përqendroheni në atë sesa hamë, por në atë që hamë. “Zvogëlimi i konsumit të karbohidrateve që treten shpejt, gjithmonë i pranishëm në dietat me pak yndyrë, nga ana tjetër zvogëlon tendencën e trupit për të ruajtur yndyrën. Duke vepruar kështu, njerëzit humbin peshë me më pak përpjekje dhe vuajnë më pak urinë” , shpjegon David Ludwig, koordinator i studimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos