E rëndë në Gjilan, gjenden të vdekur 27-vjeçari dhe foshnja 3-muajshe, arrestohet babai i të riut

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2026, 17:32 | Kronikë

E rëndë në Gjilan, gjenden të vdekur 27-vjeçari dhe

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku një 27-vjeçar dhe një foshnjë vetëm tre muajshe janë gjetur të pajetë. Në lidhje me rastin është arrestuar babai 65-vjeçar i të riut, i dyshuar për përfshirje në vdekjen e tyre.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur brenda familjes.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur njësitë policore, prokurori i shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor. Pas ekzaminimit, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 27-vjeçarit dhe foshnjës.

Nga hetimet paraprake, policia ka identifikuar si të dyshuar babanë 65-vjeçar të viktimës 27-vjeçare, i cili është arrestuar dhe po mbahet në ndalim për 48 orë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos