Dy javëshi i parë i Censit 2023 në vendin tonë ka ecur sipas pritshmërive, ku deri më tani është kryer në 42% të banesave. Lajmin e dha në studion e “Debatit” në A2 CNN drejtoresha e INSTAT-it Elsa Dhuli, sipas të cilës ky proces është shtrirë njëkohësisht në të 12 qarqet e vendit dhe në terren janë të gjitha grupet sipas zonave. (A2 Televizion)
Censi 2023, drejtoresha e INSTAT: Deri tani është trokitur në 42% të banesave
