All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

CEO i Pfizer: Vaksina kundër koronavirusit, përparimi më i madh mjekësor në 100 vitet e fundit

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2020, 15:48 | Bota
CEO i Pfizer: Vaksina kundër koronavirusit, përparimi më i madh
All - Paragraf - 1

CEO i kompanisë farmaceutike Pfizer, Albert Bourla deklaroi se vaksina e tyre për koronavirusin është "përparimi më i madh mjekësor në 100 vitet e fundit".

“Vaksina do të jetë përparimi më i madh mjekësor në 100 vitet e fundit", u shpreh drejtori ekzekutiv i Pfizer.

All - Paragraf - 3

Më herët, Pfizer deklaroi se të dhënat paraprake nga vaksina e saj për koronavirusin tregojnë se ajo është më shumë se 90% efektive, një përqindje shumë më e lartë sesa pritej.

Bourla shtoi se vaksina do të jetë në dispozicion falas për të gjithë qytetarët amerikanë dhe se Pfizer planifikon të ketë më shumë se 1 miliard doza në dispozicion vitin e ardhshëm.

Bourla po ashtu i tha CNN-it se ishte e paqartë se sa kohë mund të zgjaste mbrojtja nga vaksina. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos