
Para se të presë qeverinë Rama 3 për të bërë betimin në Presidencë, Ilir Meta ka mbledhur në institucionin e kreut të shtetit gjithë drejtuesit fetarë në vend, me rastin e 5-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës.
Vetë presidenti Meta në fjalën e tij, vlerësoi humanizmin e shenjtores shqiptare.
“Shën Nënë Tereza është dhe do mbetet gjithmonë një shembull i jashtëzakonshëmi misionit të bamirësisë, simbol i nënës dhe i motrës shqiptare, dhe i misionittë pareshtur të përkujdesjes ndaj të vuajturve dhe atyre që kanë nevojë mëshumë për ndihmë, solidaritet dhe përfshirje sociale.”
Me mesazhin e Nënë Terezës, presidenti i kërkoi qeverisë më shumë vëmendje për shtresat në nevojë.
“Ndaj mesazhi i saj duhet vënë në veprim në çdo kohë, nga çdo njeri, dhe nga çdo qeverisje, për të hartuar e vënë në zbatim politika më sociale, që sjellin ndihmë reale ndaj shtresave më në nevojë, për të sëmurët, të pastrehët, jetimët, të moshuarit dhe të pambrojturit.”
Gjatë kësaj ceremonie, presidenti Meta i akordoi dekoratën “Nënë Tereza” shkrimtarit Anton Berisha, për përkushtimin e tij studimor ndaj shenjtores shqiptare. (A2 Televizion)