
Të hënë, KAS pritet të certifikojë rezultatin edhe për tre qarqet e fundit, Elbasanin, Fierin dhe Korçë.
Në mbledhjen e radhës, anëtarët vendosën të lënë për javën tjetër shqyrtimin e tri kërkesave të fundit për pavlefshmëri zgjedhore, ku ndarja e votave në tavolinën e Komisionit, pritet t’i rrëzojë ato, dhe për rrjedhojë, lënien në fuqi të rezultatit paraprak.
Për sa i përket ankimit të kandidatit të Vetëvendosjes në qarkun Lezhë, Iljaz Shehu, KAS vendosi ta mbyll hetimin administrativ pasi vetë ankuesi ishte tërhequr nga padia nën argumentin se s’kishte besim te vendimmarrja e institucionit. (A2 Televizion)