Zjarr masiv te fabrika e tullave në Maminas, një person i lënduar

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 11:39 | Aktualitet

Një zjarr masiv ka ndodhur në Durrës, në zonën e Maminasit. Bëhet fjalë për një fabrikë e re tullash, ku një prej godinave është djegur në pjesën më të madhe të saj.

Punonjësit janë evakuuar, por sipas informacioneve, një saldator 57-vjeçar është lënduar dhe ndodhet në Spitalin Francez Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Pamje nga fabrika

Ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë arritur të shuajnë pjesën më të madhe të zjarrit, edhe pse shpërthime të izoluara ende vijojnë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

https://youtu.be/Do2VAyE6fl8

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos