Viktimat nga koronavirusi, Italia në vend të dytë pas Kinës

Nga A2 CNN
8 Mars 2020, 19:26 | Bota
Viktimat nga koronavirusi, Italia në vend të dytë pas Kinës

Italia, me 366 viktima nga koronavirusi, është tashmë vendi i dytë në botë me më shumë të vdekur si pasojë e virusit të ri.

Kina numëron rreth 3000 viktima, ndërkohë që pas Italisë më shumë viktima ka regjistruar Irani (194) dhe Koreja e Jugut (50).

Këto shifra janë publikuar nga Johns Hopkins University.

Ndërkohë, përsa i përket numrit të të prekurve, Italia renditet në vendin e katërt, pas Kinës, Koresë së Jugut dhe Iranit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos