All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Çështja Kylian Mbappe, PSG gati të denoncojë Realin në FIFA për rastin e francezit

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 20:09 | Sporte të tjera
Çështja Kylian Mbappe, PSG gati të denoncojë Realin
All - Paragraf - 1

Të shqetësuar nga zhvillimet në rastin e Kylian Mbappe, drejtuesit e Paris Saint-Germain po shqyrtojnë mundësinë për të denoncuar Real Madrit në FIFA.

Kampionët francezë janë të sigurt se Mbappe dhe Real Madrid tashmë kanë përfunduar një marrëveshje për verën e ardhshme, kur edhe i skadon kontrata. Sipas shtypit francez, ky informacion tashmë është fakt, megjithatë, duke pasur parasysh rregullat e tregut të transferimeve, një lojtar në fund të kontratës mund të fillojë negociatat me klubin e tij të ri të ardhshëm më 1 janar dhe jo më herët ose duke pasur miratimin e pronarit të klubit.

All - Paragraf - 3

Mirëpo, duhet thënë se ky është një rregull teorik, i cili rrallëherë respektohet.

Mbappe është bërë çështje dite në Paris dhe tashmë është ende e paqartë se cili do jetë destinacioni i radhës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos