
Janë tashmë zyrtarë emrat që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare. Përfundon afati për dorëzimin e listave zgjedhore, dhe tashmë të gjithë partitë në garë për zgjedhjet e 25 prillit kanë dorëzuar dokumentet zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pak para mesnatës, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, prezantoi emrat e 160 kandidatëve për deputetë në një konferencë nga selia rozë, ndërsa vetë kryeministri Rama bëri një prezantim gjatë pasdites, të atyre që do të kryesojnë listat e PS-së në 12 qarqe.
Në listat e PD-së mungojnë 11 emra ish-deputetësh
Në listat e kandidatëve të Partisë Demokratike mungojnë 11 emra të ish-deputetëve të zgjedhur në vitin 2017. Midis emrave që mungojnë është emri i Genc Pollos dhe i Luçiano Boçit. 11 ish-deputetët që nuk rikandidohen nga PD:
Romeo Gurakuqi
Lorenc Luka
Halim Kosova
Xhemal Gjunkshi
Florion Mima
Endri Hasa
Luciano Boci
Genc Pollo
Hekuran Hoxhalli
Klevis Balliu
Andon Frrokaj.
PS synon 88 mandate më 25 prill
Nga 78 deri në 88 mandate, ky është parashikimi dhe ambicia që ka prezantuar kryeministri Edi Rama për zgjedhjet e 25 prillit. Qark më qark kreu i qeverisë ka prezantuar edhe numrin e mandateve për deputetë duke i bazuar numrat në analiza dhe potenciale.
Themeluesi i Zoom transferon 18 mln aksione
Themeluesi i Zoom, Eric Yuan, ka transferuar 18 milionë aksione të tij, me vlerë neto më shumë se 6 miliardë dollarë, sipas autoriteteve, që përkthehen në më shumë se 40% e aksioneve në total të platformës së videokonferencës.
Pandemia në SHBA, dy muajt e ardhshëm, vendimtarë
2 muajt e ardhshëm do të jenë përcaktues dhe vendimtarë se kur SHBA-ja do të përjetojë një situatë ndryshe të koronavirusit, duke nisur nga rastet e reja ditore, sipas drejtuesit të qendrës kombëtare për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve. Pas muajsh të tërë shkatërrues, siç ai i cilëson muajt e fundit, me rritjen e numrit të fataliteteve dhe shtrimeve në spital. Miliona njerëz po vaksinohen dhe këtë të hënë, disa qeveri lehtësuan masat kufizuese, duke i dhënë më shumë liri të vaksinuarve. (A2 Televizion)