Çfarë përmbajnë ndryshimet në statutin e Partisë Socialiste? Alket Hyseni jep detaje

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2020, 12:59 | Aktualitet

Kongresi i PS ka në agjendë edhe ndryshimet në statutin e partisë, që shkojnë nga barazia gjinore në drejtimin e organizatave socialiste, deri te ndarja e funksionit të kryetarit të degës me detyra si deputeti apo kryebashkiaku. Por, socialistët kanë marrë masa edhe për të shmangur fenomenin e kandidatëve që fshehin problemet që kanë pasur me drejtësinë në të shkuarën, si rasti i Valdrin Pjetrit apo Agim Kajmakut. Alket Hyseni është një nga autorët e këtyre ndryshimeve, me të cilin bisedoi gazetarja e A2, Elona Gjylmi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos