PS kërkon pezullimin e tij, Bardhi: Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Prapëseprapë, frikën e Edi Ramës nuk keni për ta zhdukur dot

Nga A2 CNN
9 Tetor 2026, 15:00 | Politikë

PS kërkon pezullimin e tij, Bardhi: Jo 60 ditë, por bëjini 4

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pasi Partia Socialiste kërkoi për të përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit.

"Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën! Bëni gjithçka që keni në dorë. Prapëseprapë, frikën e Edi Ramës nuk keni për ta zhdukur dot", shprehet Bardhi, shkruan A2.

"Është i vetmi kryeministër në botë që shkon në Kuvend për të votuar, i rrethuar nga 40 efektivë të Gardës së Republikës. Sepse ai e di më mirë se kushdo se llogaritë nuk i ka me deputetët e opozitës, por me qytetarët, të cilët i ka braktisur dhe i ka dhunuar prej 13 vitesh", shton më tej Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos