Zgjidhen dy anëtare të reja në KLP

Nga A2 CNN
9 Tetor 2026, 14:04 | Kronikë

Zgjidhen dy anëtare të reja në KLP

Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme, raporton A2 CNN. Nga radhët e Apelit u zgjodh prokurorja Afërdita Ndoi.

Sevdari është pjesë e Prokurorisë së Tiranës, ku u emërua në vitin 2024, pasi fitoi betejën me drejtësinë.

Sevdari u përjashtua nga organi i akuzës pas procesit të vetingut në vitin 2019, por fitoi në shkallën e dytë pasi e ankimoi vendimin.

Pasi ankimoi vendimin në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, kjo gjykatë vlerësoi shkelje në shkarkimin e saj dhe detyroi shtetin shqiptar të rishikonte vendimin, nëse kjo kërkohej nga Sevdari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos