Champions League, Ferencvaros i Uzunit nuk ia del, kualifikohen Benfica e Malmo

Nga A2 CNN
25 Gusht 2021, 09:54 | Futboll
Champions League, Ferencvaros i Uzunit nuk ia del, kualifikohen Benfica e Malmo

Nuk ka përmbysje. Ëndrra e futbollistit shqiptar Myrto Uzuni për të luajtur për të dytin vit me rradhë në grupet e Champions League përfundoinë ndeshjen e kthimit të “play off”.

Edhe pse pritej më shumë, nisur nga fakti që luhej në shtëpi, Ferencvaros nuk arriti të marrë një rezultat pozitiv në takimin e dytë, madje u mposht në të njëjtat shifra, 3-2.

Sfida nisi menjëherë me gol për zvicerianët megjithatë Ferencvaros kthehu rezultatin brenda në pak minuta atje ku protagonist ishte edhe sulmuesi shqiptar me asistin e golit të dytë. Në pjesën e dytë hungarezët u ndëshkuan sërish dhe pasi mbetën edhe me 10 futbollistë, vuajtën shumë për të marrë rezultatin që kërkohej.

Në grupet e Champions League, këtë sezon do të jenë zvicerianët e Jang Bojs por edhe Benfica e Malmo. Skuadra portugeze u tregua e jashtëzakonshme ndërsa mbrojti portën për më shumë se 60 minuta në Holandë përballë PSV Einthoven.

Në saj të fitores 2-1 në ndeshjen e parë, Benfica ja del të kalojë në grupet e Champions. Bullgarët e Ludogorets mposhtën 2-1 Malmon por kjo fitore nuk mjaftoi për kualifikimin pasi suedezët kishin fituar 2-0 sifdën e parë të luajtur në fushën e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos