Real Madrid hidhet në sulm për Mbappe, bën ofertën e parë

Nga A2 CNN
24 Gusht 2021, 22:50 | Futboll
Real Madrid hidhet në sulm për Mbappe, bën ofertën e

Reali i Madridit bën ofertë zyrtare për Kylian Mbappe. Sipas “El Chiringuito”, klubi spanjoll i ka ofruar 160 milionë euro francezëve të Paris Saint Germain.

Por, brenda madrilenëve ka shumë skepticizëm, duke marrë parasysh se PSG nuk është klub që shet dhe mund ta detyrojë sulmuesin që të respektojë kontratën.

Edhe në Francë, “L’Equipe” konfirmon se PSG ka ndërmend që ta mbajë sulmuesin deri në përfundimin e kontratës (qershor 2022) dhe nuk do të tundohet nga ofertat që do të vijnë për të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos