Koçiu për protestën te Ministria e Arsimit: Opozita po përdor të rinjtë, sulmet ndaj policisë janë zakon i vjetër

Nga A2 CNN
13 Tetor 2026, 17:02 | Politikë

Koçiu për protestën te Ministria e Arsimit: Opozita po

Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar për tensionet e regjistruara gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, duke e cilësuar situatën si degradim të kulturës së protestës në dhunë të orkestruar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu ka dënuar sulmet ndaj institucioneve dhe Policisë së Shtetit, si dhe dëmtimin e pronës publike. Sipas saj, këto veprime nuk përfaqësojnë mënyrën se si duhet të shprehet rinia, por janë pjesë e një praktike të vjetër politike.

“E trishtë të shohësh se si kultura e protestës degradon në një dhunë të orkestruar dhe, me sa duket, të ‘provokuar’ rëndë nga pllakat e trotuareve”, shkruan Koçiu.

Më tej, zv.kryeministrja thekson se dhuna nuk mund të jetë zgjidhje, ndërsa akuzon kundërshtarët politikë se po i përdorin të rinjtë për qëllimet e tyre.

“Dhuna nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë zgjidhje. Zhurma e gurëve, sulmet ndaj institucioneve dhe Policisë së Shtetit, si dhe shkatërrimi i pakuptimtë i pronës publike, nuk janë gjuha me të cilën i ka hije rinisë të shprehet, por zakoni i vjetër i atyre që i përdorin të rinjtë për të mbuluar paaftësinë e tyre politike”, përfundon reagimin Koçiu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos