Champions League/ PAOK, Dynamo Kyiv dhe Gent kualifikohen në "play off"

Nga A2 CNN
16 Shtator 2020, 11:41 | Futboll
Champions League/ PAOK, Dynamo Kyiv dhe Gent kualifikohen në "play

Champions League ka tashmë një panoramë më të qartë të skuadrave që do të luajnë në "play off".

Kështu, PAOK-u i mbrojtësit shqiptar Enea Mihaj arriti të sigurojë biletën për fazën e fundit eliminatore të Champions. Skuadra greke mposhti me rezultatin 2-1 portugezët e Benfica.

Dynamo Kyiv është gjithashtu e kualifikuar pasi ukrainasit fituan 2-0 përballë holandezëve të Alkmaar.

Në "play off"-in e Champions League janë edhe belgët e Gent, të cilët mundën në shtëpi skuadrën austriake të Rapidit të Vienës me rezultatin 2-1.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos