
Supermodelja, Chrissy Teigen dhe këngëtari John Legend, kanë dhënë intervistën e tyre të parë për humbjen e foshnjës së tyre, disa javë më parë.
Chris tha se ka marrë shumë mbështëtje nga njerëzit dhe i shoqi dhe kjo e kishte ndihmuar të kalonte një nga periudhat më të vështira në jetë.
"Kam me mijëra letra që më janë shkruar. Sigurisht që kjo që kalova unë është shumë e dhimbshme për një grua, por sigurisht kur është një baba i përfshirë dhe gjithë mbështetja që kemi marrë, gjërat bëhen edhe më të lehta. Eshtë e pabesueshme."
Ndërkaq, John shprehu mirënjohjen e tij për të shoqen që vendosi ta ndajë publikisht historinë e saj.
"Nuk ma merrte mendja që do ta përjetonim këtë lloj dhimbjeje dhe të flisnim për të. Jam krenar që bashkëshortja ime pati kurajon e mjaftueshme për ta bërë. Thjesht di që e dua atë më shumë se çdo herë tjetër. Kemi kaluar shumë sfida bashkë dhe thjesht ajo është bërë më e fortë dhe e di mirë që kjo nuk ndodh kur gjithmonë kur njerëzit kalojnë një tragjedi.", u shpreh ai.
Jack do të ishte fëmija i tretë i çiftit. Ata janë prindër të një vajze 4-vjeçare, Luna Simone dhe një djali 2-vjeçar, Miles Theodore, të dy të ngjizur përmes fekondimit in vitro. Por kjo shtatzëni ndodhi natyrshëm, diçka që më herët dukej e pamundur për Teigen. (A2 Televizion)