Modelja Chrissy Teigen ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të nderuar kujtimin e bebushit të saj të ndjerë.
Teigen postoi në rrjete sociale tatuazhin e saj më të ri, emrin e të birit, Jack në pjesën e brendshme të krahut.

Chrissy dhe bashkëshorti i saj, këngëtari John Legend humbën fëmijën e tyre të tretë këtë shtator, si pasojë e disa komplikimeve shëndetësore.
Jack do të ishte fëmija i tretë i çiftit. Ata janë prindër të një vajze 4-vjeçare, Luna Simone dhe një djali 2-vjeçar, Miles Theodore, të dy të ngjizur përmes fekondimit in vitro.
Por shtatzënia me Jackun ndodhi natyrshëm, diçka që më herët dukej e pamundur për Teigen. (A2 Televizion)