Kënga për fëmijë, më e shikuara në YouTube

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2020, 10:13 | Showbiz

“Baby Shark”, kënga e famshme për fëmijë e krijuar nga kompania koreano-jugore Pinkfong, është shndërruar në videon me më shumë shikime në YouTube. Ajo është parë 7,04 miliardë herë (7 049 937 921), duke kaluar kështu në renditje hitin e Louis Fonsi, Despacito.

Për ta bërë më të qartë numrin e shikimeve, është njëlloj sikur kënga të jetë dëgjuar pa ndërprerje për 30187 vite. Vetëm nga të ardhurat që këto shikime kanë gjeneruar, kompania ka siguruar 5,2 milionë dollarë.

https://youtu.be/XqZsoesa55w

Këngës iu deshën katër vite nga publikimi për të ngjitur majën e renditjes në YouTube, por në fakt është shumë më e vjetër se kaq, pasi mendohet se e ka origjinën në vitet 1970, ku mund të jetë kënduar në kampet verore në Shtetet e Bashkuara. Një tjetër teori thotë se është shpikur në vitin 1975 pas suksesit të filmit “Jaws” të Steven Spielberg.

Ka disa variante të kësaj kënge në YouTube, përfshi edhe një ku një sërfisti humbet krahun pas sulmit të një peshkaqeni dhe një tjetër ku protagonisti vdes. Por asnjëra nuk mundi të arrijë suksesin e versionit koreano-jugor, të kënduar nga këngëtari 10-vjeçar koreano-amerikan Hope Segione, ngarkuar në YouTube në vitin 2015.

Lëvizjet ritmike me duar gjatë këngës janë bërë lajtmotiv i shumë fëmijëve dhe të rriturve në të gjithë botën.

10 këngët me më shumë shikime në YouTube (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/07/kenga-e-famshme-per-femije-u-perdor-per-te-ndeshkuar-te-burgosurit/
https://a2news.com/2019/10/22/lene-protesten-per-ti-kenduar-vogelushit-kengen-e-preferuar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos